(VIDEO) BDI: VLEN po akuzon për të mbuluar pafuqinë e tyre në qeveri

Kryetari i degës së Shutkës nga Bashkimit Demokratik për Intengrim, Ilaz Leskovica, ka reagur ndaj zv/kryeministrit për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ku ky i fundit shpalosi një fotografi ku shifet personi i cili ka djegur flamurin e Maqedonisë së Veriut bashkë me Leskovicën. Duke i demantuar këto pohime, Leskovica i quan gënjeshtra të kulluara dhe shpifje, ndërsa shtoi se në ditët në vijim do të ngre padi për shpifje ndaj tij.
MARKETING
ILAZ LESKOVICA,KRYETAR I DEGËS SË SHUTKES, BDI
“Duke treguar pafuqin e juaj në qeveri dëshironi të bëni skenare duke gënjyer dhe duke treguar shpifje para opinionit, pasi po shihet qart se jeni vetëm figura në qeveri. Dua të demantoj se gjithçka që treguat para mediumeve është një shpifje e madhe si pikë e parë dhe unë nuk jam këshilltar në komunën e Shuto Orizares por jam kryetar dege dhe si kryetar kam mbi 100 takime në ditë me qytetarë nga i gjithë Shkupi, poashtu edhe aktivist të rinjë që dëshirojn të fotografohen posaqërisht pas fitoreve që i korim në zgjedhje”.
Reagim ka pasur edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Sipas tyre, përpjekja e kësaj qeverie për të përfshirë BDI-në në ngjarjet e lidhura me Ditën e Flamurit Shqiptar përbën jo vetëm një manipulim të papranueshëm, por edhe një përpjekje për të mbuluar dështimet dhe politikat e saj diskriminuese.
BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Kjo strategji e qeverisë antishqiptare është një përpjekje e qartë për të shmangur përgjegjësinë e saj dhe për të krijuar ndasi etnike. Veprimet e saj jo vetëm që janë të rrezikshme, por edhe minojnë harmoninë dhe stabilitetin në vend. BDI nuk do të lejojë të jetë objekt i manipulimeve dhe shpifjeve politike. Njoftojmë se do të ndërmarrim të gjitha hapat ligjorë për të kundërshtuar këto akuza të pabaza dhe për të kërkuar përgjegjësi nga të gjithë ata që janë të përfshirë në përhapjen e këtyre dezinformatave”.
Nga BDI shtojnë se ata nuk ka asnjë lidhje me organizimin e këtyre incidenteve, ndërsa siç thonë, çdo deklaratë apo akuzë që pretendon të kundërtën është e pabazë, shpifëse dhe dashakeqe.
Samir Mustafa /SHENJA/