Me goma vere janë nisur për në Kodrën e Diellit! Shumë makina mbeten të bllokuara, ndalohet qarkullimi Tetovë-Kodër e Diellit

Me goma vere janë nisur për në Kodrën e Diellit! Shumë makina mbeten të bllokuara, ndalohet qarkullimi Tetovë-Kodër e Diellit

Ndalesë për të gjitha llojet e makinave është vendosur në rrugën rajonale Tetovë-Kodra e Diellit për shkak sasisë së madhe të borës.
Më parë nga Qendra për Menaxhim me Kriza kanë informuar se në numrin 112 në orën 13:00 është denoncuar për makina të bllokuara para hyrjes në Kodrën e Diellit.
Nga LAMM informojnë se ndalesa është vendosur në orën 14:35.
“Makinat e bllokuara në Kodrën e Diellit nuk janë si rezultat i rrugëve të papastruara por qytetarëve të pandërgjegjshëm të cilët janë nisur me goma të verës drejt Kodrës së Diellit. Rruga është e kalueshme, dhe për momentin po e pastrojn dy makina borën. Problemet janë nga njerëzit”, thonë nga LAMM, përcjell SHENJA.

MARKETING