ASH e Selës: E dënojmë ashpër përdhosjen e flamurit shtetëror dhe djegien e flamurit shqiptar

ASH e Selës: E dënojmë ashpër përdhosjen e flamurit shtetëror dhe djegien e flamurit shqiptar

Nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Zijadin Selës kanë dënuar ashpër ngjarjet e djeshme ku u dogj flamuri i Maqedonisë së Veriut, por edhe ai i Shqipërisë, nga grupe të ndryshme.
Nga ASH Sela thonë se duhet të dënohet çdo formë e dhunës.

“Të gjithë flamujt e popujve të botës meritojnë respekt. E dënojmë ashpër përdhosjen e flamurit shtetëror dhe djegien e flamurit shqiptar, pasi gjeste të tilla janë të papranueshme dhe të papajtueshme me vlerat qytetare. Kryerësit e këtyre veprave të shëmtuara nuk i kanë bërë nder as flamurit, as kombit të tyre. Atmosfera festive dhe pozitive në çdo cep të vendit nuk duhet dhe nuk mund të zbehet nga akte të tilla të izoluara. Çdo formë dhune është e papranueshme në vendin tonë dhe duhet të dënohet pa kompromis nga të gjitha palët”, thuhet në kumtesën e ASH-Sela.

MARKETING