Taravari: Funksionarë të BDI-së po lëvizin nëpër zyra të hetuesisë dhe prokurorisë

Taravari: Funksionarë të BDI-së po lëvizin nëpër zyra të hetuesisë dhe prokurorisë

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, ka komentuar deklaratat e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili u shpreh se VLEN-i po zhbën të arriturat e shqiptareve gjatë këtyre 22 viteve, duke thënë se preokupimi i tyre nuk është gjuha apo flamuri, por ruajtja e pasurisë.
Taravari tha se do ketë përgjegjësi dhe se procedurat kanë filluar.
“Disa funksionarë të BDI-së veç lëvizin nëpër zyrat e hetuesisë dhe prokurorisë, kur do ta bëjnë, këtë e bëjnë organe kompetente shtetërore që unë nuk kam informata të sakta, por e di se lëvizin nëpër ato zyra”, deklaroi Taravari.
Taravari nuk deshi të tregojë se kush janë ato emra, por tha se së shpejti do të shihet kush janë ato.
“Unë nuk e di, unë nuk punoj as në polici, as në institucione prokurori apo gjykatë. Në qoftë se ju duhen informata pysni, por e di se plot njerëz lëvizin shumë shpesh andej”, deklaroi Arben Taravari.

MARKETING