Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim zyrtar homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Afrim Gashin.
Pritja ceremoniale u zhvillua në hyrjen e Kuvendit të Kosovës, duke shënuar fillimin e një vizite të rëndësishme mes dy palëve.
Pas ceremonisë, në orën 9:30, nisi një takim kokë më kokë ndërmjet kryeparlamentarëve, derisa pritet të diskutohen tema të rëndësishme që ndërlidhen me bashkëpunimin dypalësh dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ky takim vjen në kuadër të angazhimeve të përbashkëta për thellimin e dialogut parlamentar dhe përmirësimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.