(VIDEO) Bankat do të paguajnë kamatë prej 1.95% për kredinë hungareze
Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar se është arritur marrëveshje me bankat për kredinë hungareze prej 250 milionë euro dhe pret që nga e hëna paratë tu shpërndahen atyre që i kanë të nevojshme. Ai thotë se bankat do të paguajnë kamatë prej 1,95%.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Jemi dakorduar për një normë interesi prej 1.95 %, me një periudhë mospagimi deri në tre vjet dhe një afat shlyerjeje deri në 15 vjet, në varësi të nevojave të kompanive. Vlerësoj se kjo është një marrëveshje historike me kamatë më të ulët historike. Që të mund të marrin kredinë, kompanitë duhet të kenë pjesëmarrje prej 20 për qind me mjetet e tyre ndërsa shuma maksimale që mund të marrin është e kufizuar në 10 milionë euro”.
Mickoski tha se kjo do të thotë se do të kemi një valë investimesh prej 300 milionë eurosh dhe se kompanitë do të mund paratë ti investojnë në mjete themelore për punë , burime të rinovueshme të energjisë dhe në ambiente biznesi për nevojat e tyre.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/