Shefat e diplomacisë turke dhe ruse diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan dhe homologu i tij rus, Sergey Lavrov, kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe midis Türkiyes dhe Rusisë, raporton Anadolu.
Burimet diplomatike turke njoftuan se Fidan dhe Lavrov zhvilluan një bisedë telefonike.
Burimet theksuan se dy ministrat zhvilluan gjithashtu bisedime për çështje rajonale.