(VIDEO) Zanatet janë vlera, por të rinjtë nuk duan të merren me to
Zanatet tradicionale kanë një histori të pasur dhe të thellë që daton nga shekujt e kaluar. Ato janë një pasqyrë e kulturës dhe identitetit tonë, duke reflektuar artin, kreativitetin dhe mjeshtërinë e brezave të ndryshëm. Mjeshtrit e zanateve, me përkushtimin dhe pasionin e tyre, kanë ruajtur teknikat e vjetra, duke i transmetuar ato nga njëri brez në tjetrin. Sot, këto zanate në Maqedoninë e Veriut përballen me sfida të shumta, përfshirë ndryshimet në treg dhe humbjen e interesit nga brezat e rinj. Këtë e pohojnë edhe mjeshtrit në çarshinë e Shkupit.
Një mjeshtër thotë se tashmë askush nuk i do zanatet dhe nuk duan që t’ia dijnë nëse ato egzistojnë, pa marrë parasysh se ato janë të rëndësishme.
Mjeshtri
“Zanatet janë të rëndësishme, ama nuk interesohen rinia, nuk interesohen hiq. Momentalisht nuk interesohet askush, askujt nuk i intereson bile që egziston zanati, krejt interesohen për qeto kompjutera çka janë më të reja. ‘pse mendoni që ka humb interesimi’ po nuk e di nuk i do askush këto zanatet e vjetra nuk i duan, a i’u vijnë turp të punojnë a nuk e di çfarë është problemi, si intereson askujt. Prej zanatit mundesh të mbash një familje tënden, e mban lirisht nuk është problem. Ç’do zanat është i mirë, po deshe teneçe punues, automekanik, çdo zanat është i mirë me pas, se pa zanat nuk është interesant, psh çdo njeri kërkon diçka të regullojë e ajo është”.
“Rinia ëndërojnë të bëhen milionera, por duke fjetur afër telefonit” – theksoi pronari i një argjendarie. Duke shtuar se nuk është vetëm fitimi ajo çka e plotëson njeriun.
Mjeshtri
“Po zanatet, sidomos në shoqërinë tonë shumë janë të rëndësishme zanatet, sepse gjithçka fillon prej aty, dmth kreacioni, zhvillimi, kërkesa, oferta. Pa zanat një shoqëri është pothuajse bosh. Rinia siç shohim kohën e fundit të gjithë ëndërojnë mu bo milionera, por tu flejtë afër llaptopit, afër telefonit. Sigurisht që disa prej tyre edhe prfitojnë prej kësaj gjendje, por vjen një kohë që e kupton se nuk është vetëm fitimi ajo çka e plotëson njeriun. Zejtaria edhe kreativitetin edhe kënaqësinë që ta jep puna e zanatit është një dimension tjetër dhe mban tërë jetën. Një zejtar duhet të jetë shumë i duruar për arsye se çdo artikull, çdo stoli që don të arish atë cakun që dikush kur ta merr atë produkt në dorë edhe të shfryjë njëherë, edhe kjo është ajo që un du pra asgjë nuk bëhet shpejtë, nëse e ke durimin dhe kohën e duhur për zejtari sigurisht që suksesi nuk do të mungoj”.
Një qytetar ka deklaruar se zanatet janë vlera të mëdha, po për fat të keq Shkupi i ka humbur ato.
Qytetari
“S’egziston asnjë zanat më që punohet, përveç se shitja dhe blerja, ska zanate më. Gjitha prodhimet vijnë të gatshme, tash prej jasht vijnë dhe ka rënë vlera e zanatit dhe nuk mund të mbijetoj një zanatli i mirëfillt, nuk mundet të mbijetoj me prodhimet që i bën ai sot. Çdo zanat e ka peshën e vet, çdo zanat e ka vlerën e vet, vetëm rinia duhet t’i përkushtohet një zanatit edhe mesiguri se do të i’a arrin që të mbajë një familje me zanat, por që mjeshtër i mirëfillt”.
Ata vlerësojnë se ruajtja e këtyre zanateve është thelbësore jo vetëm për mbajtjen e traditave tona, por është edhe kënaqësi shpirtërore, të cilave duhet t’u kushtohet një vëmendje e veçantë.
Anida Murati /SHENJA/