Kurti: Mirëpresim përfundimin e autostradës nga Bllaca për në Shkup, të jetësohet tuneli që lidh Prizrenin me Tetovën

Kurti: Mirëpresim përfundimin e autostradës nga Bllaca për në Shkup, të jetësohet tuneli që lidh Prizrenin me Tetovën

Në mbledhjen e përbashkët qeveritare mes Shkupit dhe Prishtinës, kryeministri kosovar Albin Kurti nuk la pa përmendur se pret përfunimin e rrugës Shkup-Bllacë dhe atë Tetovë Prizren.
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës
“Ne mirëpresim përfundimin e autostradës nga Bllaca për në Shkup më në fund 10 kilometrat e mbetur që do të lidhte autostradën e Maqedonisë së Veriut dhe atë Arbër Xhaferi dhe së bashku të angazhohemi për jetësimin e tunelit që lidh Prizrenin me Tetovën, angazhim tash më i marrë nga dy vende tjera”.
Ndërkaq, kryeministri Hristijan Mickoski pritjen e delegacionit të RMV-së e quajti të jashtëzakonshme dhe me të gjitha nderimet shtetërore.
“Me lejoni te shpreh falenderimet për pritjen jashtëzakonisht të mirë nga ana juaj me të gjitha nderimet që si Qeveri na i bëtë”.
Tani pritet që dy kryeministrat të deklarohen edhe para mediave.

MARKETING