(VIDEO) 15 policë akuz’ohen se dhanë leje arm’ësh jashtë ligjit

(VIDEO) 15 policë akuz’ohen se dhanë leje arm’ësh jashtë ligjit

Ministria e Punëve të Brendshme i ka pushuar nga puna 15 nëpunës policorë. Sipas ministrit Pançe Toshkovski, udhëheqësia e kaluar u ka dhënë leje për armë personave të cilët nuk i kanë përmbushur kushtet ligjore.  Për personat që kanë prova konkrete do të vijojnë edhe kallëzime penale.

Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm

“Tek një numër i madh personash janë konstatuar paligjshmëri, ndërsa në të njëjtën kohë nuk ishin vjetërsuar si raste, janë miratuar, me sa di unë, 15 vendime për pushim nga puna të funksionarëve të lartë të policisë që kanë lëshuar leje dhe kanë punuar në kundërshtim me ligjin. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik kompetent, në periudhën e ardhshme do të vijojnë kallëzime penale për të gjithë ata që kanë prova se kanë kryer vepër penale konkrete”.

I vetmi shpjegim logjik për pushimin nga puna të këtyre policëve sipas deputetit të LSDM-së dhe ish ministrit të Brendshëm Oliver Spasovskit, është që të mbulohet incidenti me bombën në Keramidnicë.

Oliver Spasovski, ish ministër i Brendshëm

“Absolutisht nuk është e lejueshme që këta njerëz të poshtërohen, deri më tani nuk janë ndëshkuar apo ndjekur penalisht. Të gjithë kanë certifikata, disa prej tyre kanë edhe certifikata të NATO-s dhe e kanë kryer punën e tyre me ndërgjegje, ndershmëri dhe përgjegjësi. Është e papranueshme që në këtë mënyrë të ushtrohet një presion i tillë dhe të mbillet frikë tek të gjithë punonjësit e MPB-së përmes rasteve të tilla”

Ministri Toshkovski dhe ai i Transformimit Digjital Stefan Andonov e promovuan një mjet të ri digjital për parashtrim elektronik të kërkesës për marrje të lejes për posedim të armës, me të cilin synohet qasje jo selektive gjatë dhënies së lejeve për armë.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING