Conference League/ Chelsea spektakël me 8 gola, Fiorentina “bie” në transfertën qipriote
Ishin padyshim fitore spektakolare nga favoritët.
Kanë përfunduar dhjetë sfidat e fundit të kësaj të enjteje të vlefshme për xhiron e 3-t të fazës ligë së Conference League, ku në total janë shënuar plot 30 gola.
Fitore “magjike” kanë arritur “Blutë” e Chelsea të cilët kanë mundur me 8 gola armenët e Noah në “Stamford Bridge”, ku padyshim shkëlqyen Joao Felix e Christopher Nkunku, me nga një dopietë, ndërsa golat e tjerë erdhën nga Adarabioyo, Marc Guiu, Axel Disasi e Mykhailo Mudryk, ndërsa “gjurmën” e tij e la edhe argjentinasi Enzo Fernandez me tre asiste.
Humbje shokuese pësuan “Violët” e Fiorentina të cilët u mposhtën në transfertën qipriote të APOEL me rezultatin e ngushtë 2-1, me golin e Jonathan Ikone, që nuk majftoi për të përmbysur rrjetat e Donis dhe Abagna.
Në sfida të tjera, Real Betis fitoi 2-1 ndaj Celje, Panathinaikos u mund 2-1 nga Djurgarden, Jagellonia triumfoi 3-0 ndaj Molde, Copenhagen barazoi 2-2 me Basaksehir, Heidenheim triumfoi 2-0 ndaj Hearts, LASK Linz barazoi 0-0 me Cercle Brugge, ndërsa St.Gallen fitoi 2-1 në transfertën e Larne