Vladimir Kera: Bektashizmi rrezik nga shkëputja e traditës islame

Vladimir Kera: Bektashizmi rrezik nga shkëputja e traditës islame

Në lidhje me çështjen e hapur të bektashizmit në Shqipëri, ka reaguar edhe hoxha i njohur Vladimir Kera, i cili këtë rrymë fetare e sheh si një rrezik i madh që dëmton në thelb rrugën shpirtërore të islamit.
Hoxhë Vladimir Kera, përhapjen e debatit të bektashizmit e analizon përmes doktrinës politike, doktrinale dhe kulturore.

Postimi i plotë i hoxhë Vladimir Kerës:

1.⁠ ⁠Politike:

Ndërhyrjet në çështjet fetare minojnë pavarësinë natyrale të këtyre çështjeve. Kjo krijon precedent për ndërhyrje të tjera të ngjashme, të cilat mund të dëmtojnë ekuilibrin ndërmjet besimit dhe politikës.

2.⁠ ⁠Doktrinale:

Bektashizmi si një derivat i Islamit ka një delikatesë të veçantë në lidhjen e tij me burimet islame. Klerikët dhe përfaqësuesit bektashinj duhet të reflektojnë mbi rrezikun e shkëputjes nga tradita islame. Ndërsa përpiqen të krijojnë një identitet të veçantë, ata rrezikojnë të transformohen në një sekt me besime të zbehta, duke e humbur thelbin e besimit dhe rrugën shpirtërore.

3.⁠ ⁠Kulturore:

Promovimi i bektashizmit si një rrymë me interesa të veçanta për botën mund të komercializojë dhe zhveshë thelbin e saj mistik. Kjo do të çonte në krijimin e miteve dhe hiperbolave që përbëjnë një imazh fallco, duke e larguar bektashizmin nga urtësia dhe mësimet e tij tradicionale.

Përfundim:

Ndërhyrja shtetërore në emër të tolerancës fetare është një praktikë problematike. Toleranca nuk mund të diktohet nga shteti; ajo lind natyrshëm nga urtësia, pjekuria dhe rrethanat shoqërore. Promovimi i saj kërkon një qasje më të ndjeshme dhe të përmbajtur, që respekton identitetet dhe besimet e ndryshme.

MARKETING