Liga e Parë, xhiroja e 14-të do të luhet të shtunën
Për shkak të fillimit të përgatitjeve të përfaqësueses së Maqedonisë në futboll për sfidat në Ligën e Kombeve, ndeshjet e xhiros së 14-të do të luhen të shtunën, e jo të dielën, siç ishte paraparë në orarin e zakonshëm të FFM-së.
Të shtunën në orën 13,00 do të takohen: Vardari-Shkupi, Struga -Rabotniçki, Shkëndija – Brera, Sileksi-Pelisteri, Tikveshi-Besa dhe Gostivari-Voska Sport.
Nga ana tjetër, ndeshjet e Ligës së Dytë, java e 12-të, do të zhvillohet gjatë ditës së diel, poashtu në orën 13.00.
Dyshet për këtë xhiro janë: Vardari nga Negotina – Sasa, Vardarski – Novaci, Osogovo – Pobeda, Skopje – Bashkimi, Kozhuvi – Ohri, Detonit – Bellasica, Bregallnica – Arsimi dhe Boreci – Makedonija Gjorçe Petrovi.