(VIDEO) 70% e gazetarëve paguhen me pagë nën mesataren, edhe kërcënimet janë shtuar
Këtë vit janë regjistruar 4 raste më serioze shkelje të të drejtave të gazetarëve dhe një sërë kërcënimesh online dhe 8 të ashtuquajtura “padi të verbëra”. Këtë e bëri me dije kryetari Shoqatës së Gazetarëve, Mlladen Çadikovski, me rastin e 2 nëntorit, Ditës ndërkombëtare për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së sulmeve ndaj gazetarëve.
Mlladen Çadikovski, kryetar i SHGM-së
“Ky është një një sinjal alarmant për zmadhimin e pasigurisë fizike dhe juridike, me të cilën po përballen gazetarët në kryerjen e punës së tyre. Dua të theksoj dy rastet më specifike, të cilat kërkojnë hetim urgjent dhe përgjigjen e duhur janë: I pari është djegja e veturës të kolegut tonë në Shtip dhe i dyti ndjekja dhe inçizimi i gazetares të koleges tonë”.
Kurse kryetari i Sindikatës së Pavarur të gazetarëve Pavle Bellovski thotë se analizat e sondazhit të intervistimit të 450 gazetarëve dhe punonjësve meditatik janë shqetësuese.
Pavle Bellovski, kryetar i Sindikatës së gazetarëve
“45% e kolegëve tanë gjatë punës së tyre kanë përjetuar nënçim, ose diskreditim, 25% janë përballur me kërcënime ose frikësime. Vetëm 14% e atrye që kanë denoncuar, institucionet shtetërore i janë përgjigjur pozitivisht”.
E prokurori publik Lupço Kocevski premtoi se të gjitha lëndët që lidhen me cenimin e sigurisë së gazetarëve do të kenë përfundim, prandaj dhe në 4 prokuroritë publike në mbarë vendit, ka emëruar prokurorë të posatshëm që do të merren me këto lëndë.
Lupço Kocevski, prokuror publik
“Në katër Prokuroritë Publike në Shkup, Shitp, Mnastir dhe Tetovë janë emëruar prokurorë, të cilët do ta ndjekin punën e lëndëve që kanë të bëjnë me cënimin e sigurisë së gazetarëve. Si Prokurori Publike u përfshim në përgatitjen e manualit për sigurinë e gazetarëve, punojmë aktivisht me shoqatat e gazetarëve dhe gazetarët për mos tolerimin e sulmeve”.
Ministri i Punëve të Brendshëm Pançe Toshkovski me këtë rast i kërkoi falje gazetarit Furkan Saliut, i cili u arrestua para disa muajve, se siç tha ka vlerësuar se veprimet e Saliut kanë elemente të veprës penale.
Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme
“Të kërkoj falje që prokurori publik ka vlerësuar se ka elemente të shkeljes dhe jo të veprës penale, por në pjesën e asaj që keni pasur kontakt fizik me zyrtarin policor, nëse dëshironi edhe fizikisht mund të ja u tregoj se si ka qenë”.
Ajo që gjithashtu është shqetësuese në punën e gazetarëve sipas folësve është se 70% e gazetarëve në vendin tonë paguhen me pagë nën mesatare.
Emine Ismaili /SHENJA/