(VIDEO) Transportuesit privat kërkojnë takim me Mickoskin dhe Arsovskën
Transportuesit Privat kërkojnë takim të nivelit më të lartë për të dalë nga situata kaotike që është krijuar me transportin urban. E për këtë, Jovica Zafirovski, thotë se të martën do të dorëzojnë kërkesë zyrtare në Qytetin e Shkupit dhe Qeveri që të mbahet ky takim. Ata kërkojnë edhe rritjen e çmimit të kilometrave, pasi sipas tyre, me këto çmime aktuale nuk arrijnë t’i mbulojnë harxhimet elementare që nevojiten për një autobus.
JOVICA ZAFIROVSKI, TRANSPORTUES PRIVAT
“Ashtu siç e dini, transporti publik në Qytetin e Shkupit nuk është në nivelin që duhet të jetë, prandaj ne si transportues privat vendosem që të propozojmë deri tek orgnanet, të sugjerojmë që të caktohet mbledhje në nivel më të lartë, që të mundemi të dalim nga kjo situatë. Pra, dëshirojmë të propozojmë deri tek kordinatorët e grupeve të këshilltarëve, deri te qytetit të Shkupit, deri tek qeveria e Maqedonisë së Veriut, deri tek të gjithë personat zyrtarë të cilët janë në Transportin Publik, ja pra edhe ne Transportuesit Privat së bashku me NQP-në, të ulemi në një mbledhje më të gjërë, që të gjejmë një zgjidhje për të dalur nga kjo krizë”.
Ndërkaq, Muhamed Asani, gjithashtu Transportues Privat, gjithashtu thotë se me çmimet aktuale të gjithë shoferët po ikin në gurbet, ndërsa u bëri thirrje organeve kompetente që sa më shpejtë të gjejnë një gjuhë të përbashkët, sepse më së shumti po e pësojnë qytetarët.
MUHAMET ASANI, TRANSPORTUES PRIVAT 08:45
“Apeloj që sa më shpejtë të zgjidhet, sepse qytetarët nuk munden pa neve edhe NQP nuk mundet pa neve. Kështu që apelojë edhe tek qeveria, që të na ofrojnë zgjidhje për të gjetur një kompremis,sepse me këtë çmim që është nuk mundemi me ekzistu. Çmimi që vozitmi ne është prej 2015-tën, d.m.th një litër vaj në formul është 90 denarë, kurse nuk ka më vaj 90 denarë, servisim për autobusin është 500 denarë, nuk mundet 500 denarë, servisimi i autobusit dihet sa është”.
Kujtojmë se në shenjë proteste Transportuesit Privat gjatë ditëve të punës qarkullojnë pas orës 17:00, gjë që ka shkaktuar kaos në qytetin. Ata presin që sa më shpejtë të gjejnë një zgjidhje të përhershme, ndërsa për hapat e më tutjeshët theksojnë se do ta informojnë opinionin.
Samir Mustafa /SHENJA/