VMRO i kërkon këshillit të prokurorëve ta tërheq Dimitrievskën
Këshilli i Prokurorëve Publikë, sikur edhe Këshilli Gjyqësor, ka bërë një ndërhyrje klasike në Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, ka akuzuar në konferencën e sotme deputeti i VMRO-DPMNE-së Mile Lefkov. Ai thotë se këshilli i prokurorëve publikë, në vend që të emërojë një prokuror publik si anëtar të Bordit Drejtues të Akademisë, emëroi anëtarin e tij, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me nenin 44 të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, i cili ndalon një person të zgjedhur ose të emëruar të jetë në një organ drejtues, në një organ shtetëror ose një person që ka kapital shtetëror.
“Dushica Dimitrieska përveç se kryetare e Këshillit të Prokurorëve është në marrëdhënie të ngushta edhe me LSDM-në. Përkatësisht, vajza e saj Ema Neshkoska është anëtare e Këshillit të Komunës së Gostivarit nga radhët e LSDM-së, si dhe ishte kandidate për deputete nga radhët e së njëjtës në zgjedhjet e fundit parlamentare. I bëjmë thirrje Këshillit të Prokurorëve Publik të tërheqë propozimin e tij për Bordin Drejtues të Akademisë. Përndryshe, ai kolektivisht po shkel ligjin, për të cilin duhet të mbajë përgjegjësi”, ka deklaruar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov.