Shtyhet vaksinimi me BCG pas raportimeve për reaksione të padëshiruara në Kroaci

Shtyhet vaksinimi me BCG pas raportimeve për reaksione të padëshiruara në Kroaci

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Komisioni për Imunizim ka miratuar shtyrjen e përkohshme të imunizimit me vaksinën BCG, deri në marrjen e informacioneve të plota për seritë e vaksinave, cilësinë e tyre dhe lidhjen e mundshme me reaksionet e padëshiruara, pas raportimeve nga mediat kroate se edhe atje është tërhequr e njëjta vaksinë.

MARKETING

Shik.mk

“Në lidhje me informacionet e publikuara në mediat kroate për reaksionet e padëshiruara nga vaksina BCG, Komisioni për Imunizim në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë u mblodh menjëherë.Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për të njëjtin prodhues, menjëherë u kontaktua Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore (MALMED) dhe u kërkuan informacione lidhur me seritë e vaksinave që përdoren në vendin tonë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Vendimi është marrë pas informacioneve të publikuara në mediat kroate për reaksione të padëshiruara nga vaksina BCG. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për të njëjtin prodhues, Komisioni për Imunizim ka kontaktuar menjëherë Agjencinë për Barna dhe Pajisje Mjekësore (MALMED) dhe ka kërkuar të dhëna për seritë e vaksinave që përdoren në Maqedoninë e Veriut.

Nga Ministria theksojnë se imunizimi me BCG në vend është i detyrueshëm, pasi Maqedonia e Veriut konsiderohet vend me rrezik të lartë për tuberkuloz.

“Theksojmë se imunizimi me këtë vaksinë në vendin tonë është i detyrueshëm, duke pasur parasysh se vendi konsiderohet me rrezik të lartë për tuberkuloz. Aktualisht, në Institutin për TBC janë 95 pacientë me tuberkulozë, prej të cilëve 83 janë raste të regjistruara gjatë këtij viti, ndërsa në Spitalin e Fëmijëve „Kozle“ në vitin 2025 janë evidentuar 15 raste, kurse në vitin 2026 janë evidentuar 12 raste të reja”, thonë nga Ministria.

Sipas të dhënave të Ministrisë, aktualisht në Institutin për Tuberkuloz trajtohen 95 pacientë me këtë sëmundje, prej të cilëve 83 janë raste të regjistruara gjatë këtij viti. Ndërkohë, në Spitalin e Fëmijëve “Kozle” janë evidentuar 15 raste të tuberkulozit te fëmijët në vitin 2025 dhe 12 raste të reja në vitin 2026.

MARKETING