(VIDEO) Siljanovska: Evropa na qorton nëse nuk i falim të burgosurit!

(VIDEO) Siljanovska: Evropa na qorton nëse nuk i falim të burgosurit!

Lidhur me faljet e personave të burgosur që bëri presidentja e që pasuan shumë polemika, Gordana Siljanovska Davkova, fajin e sheh tek gjykata, pasi sipas saj, aty nis procesi i faljes. Poashtu thekson se gjykata në dosjet e personave që dërgojnë lutje për falje te presidentja, duhet të shënoj jo vetëm vendimin gjyqsor, por edhe veprën e kryer dhe mënyrën e sjelljes së tij në burg.

Gordana Siljanovska Davkova, president

Mendoj se hapi më i rëndësisshëm është i pari. Lutjet vijnë përmes gjykatës. Gjykata është e obliguar kur e krijon dosjen për të burgosurin dhe ai që kërkon falje, tiI vendos të gjitha aktet relevante, jo vetëm vendimet, por edhe sjelljet e të ngjajshme. Komisioni nis nga veprat që ka kryer ai person dhe sjellja e tij pasi hyn në burg”.

Ndërsa për atë se cilët persona ishin përzgjedhur të falen, e që pati shumë kritika, pasi njëri prej tyre menjëherë të nesërmen u burgos sërish, presidentja mendon se secili i burgosur ka të drejtë të risocializohet.

Gordana Siljanovska Davkova, president

Mendoj se edhe antarët e Komisionit edhe unë jemi udhëhequr nga filozofia e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Unë çdoherë kam besuar dhe besoj se njerëzit edhe kur janë në burg, janë njerëz, ndoshta janë ç’njerëzuar në një moment. Por, nuk duhet të harrojmë se edhe ata janë qytetarë, votojnë dhe prandaj egzston e drejta e faljes. Secili duhet të ketë të drejtë për socializim dhe risocializim”.

Ndërsa shtoi se janë në bisedime për formimin e përbërjes së re të Komsionit të Faljes, pasi në të siç tha duhetë të përfshihen të gjithë profilat që në fund të procesit të faljes që fillon nga gjyqi dhe përfundon me nënshrimin e presidentit, procesi të rezultoj i suksesshëm. Pas faljes së rreth 10 personave që fali presidentja, në opinion kishte reagime të shumta, çka bëri që Komisioni i Faljes të dorëhiqet.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING