Kryediplomati turk Fidan në Londër: Türkiye dhe Britania kanë marrëdhënie strategjike

Kryediplomati turk Fidan në Londër: Türkiye dhe Britania kanë marrëdhënie strategjike

Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan u takua me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy, transmeton Anadolu.

Ministria e Jashtme turke bëri një postim nga platforma e medias sociale X lidhur me takimin.

Në postim thuhet se Fidan dhe Lammy u takuan në Londër. Në deklaratën e tij para takimit, ministri Fidan u shpreh se janë shumë të kënaqur që janë këtu.

Fidani tha se me homologun e tij njiheshin që në kohën kur ishte në opozitë, para se të merrte detyrën.

Duke shprehur kënaqësinë që sheh se miqësia dhe bashkëpunimi kontribuojnë në marrëdhëniet e mira të vazhdueshme midis Türkiyes dhe Britanisë së Madhe, Fidan tha se “Türkiye dhe Mbretëria e Bashkuar kanë marrëdhënie strategjike të rrënjosura thellë. Qëllimi ynë është të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin midis vendet tona”.

“Sot do të kemi një takim shumë produktiv me sekretarin britanik Lammy”, tha Fidan duke shtuar se fushat e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të forta mes Türkiyes dhe Mbretërisë së Bashkuar shtrihen në një gamë të gjerë, duke përfshirë lidhjet e forta tregtare.

“Unë besoj se sot do të kemi konsultime produktive për të përditësuar Marrëveshjen ekzistuese të Tregtisë së Lirë. Në axhendën tonë janë gjithashtu çështjet rajonale, kryesisht Gaza, Palestina dhe Libani. Gjithashtu ju falënderoj për solidaritetin tuaj kundër terrorizmit. Kjo është shumë kuptimplote”, deklaroi Fidan.

– Türkiye dhe Britania “kanë marrëdhënie të domosdoshme”

Sekretari i Jashtëm britanik, Lammy shprehu kënaqësinë për pritjen e ministrit Fidan sot në Londër dhe deklaroi se ka mbetur shumë i kënaqur me takimin e tij me Fidanin gjatë kohës që ai ishte në opozitë dhe se janë takuar disa herë që atëherë.

“Mbretëria e Bashkuar dhe Türkiye kanë marrëdhënie të domosdoshme si aleatë të NATO-s në të dy skajet e Evropës. Së bashku ne mbrojmë të njëjtat pikëpamje për shumë çështje”, tha Lammy.

Pasi vuri theksin se janë në solidaritet me Türkiyen për shkak të sulmit terrorist që u krye ndaj Kompanisë Aksionare të Industrisë Ajrore Turke (TUSAŞ), Lammy shprehu ngushëllimet e tij për ata që humbën jetën në sulm.

Lammy tha se me Fidanin kanë shumë për të biseduar, veçanërisht në lidhje me luftën në Evropë dhe Lindjen e Mesme si dhe shqetësimet e përbashkëta në Sudan.

“Përveç kësaj, Britania dhe Türkiye kanë marrëdhënie të jashtëzakonshme tregtare. Marrëdhëniet tona tregtare janë në nivelin e 26 miliardë paundëve. Ne kemi lidhje të forta të ndërtuara mbi 101 vjet”, tha sekretari i Jashtëm britanik.

MARKETING