(VIDEO) LSDM: Qeveria mbron tregëtarët dhe jo qytetarët

(VIDEO) LSDM: Qeveria mbron tregëtarët dhe jo qytetarët

Vetëm pak javë pasi qeveria miratoi masat për uljen e çmimeve të produkteve bazë, kjo masë rezultoi krejtësisht joefektive. Natyrisht, kjo masë mbron tregtarët, jo qytetarët”. Kështu tha sot zëdhënësja e Lidhjes Social Demokkrate, Bogdanka Kuzeska, duke theksuar se një pjesë e çmimeve janë ulur, disa minimalisht, madje mimet e disa produkteve janë rritur.

BOGDANA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË

Kjo masë doli të ishte një mashtrim i madh i Qeverisë. Këtu janë numrat. Shporta sindikale në tetor është zvogëluar për vetëm 57 denarë në krahasim me muajin paraprak. Ky është kursimi i qytetarëve për një muaj nga masat e Mickoskit. Një familje prej katër anëtarësh i nevojiten 61.249 denarë për nevojat elementare për një muaj, ndërsa paga mesatare ka rënë për 1.000 denarë pasi ai është bërë kryeministër. Kjo tregon se standardi jetësor i qytetarëve është në rënie drastike dhe se kanë gjithnjë e më pak para në xhepat e tyre”.

Sipas LSDM-së, përveç fushatës së Qeverisë, me afishe “çmimi i garantuar” në markete, asgjë tjetër nuk ka ndryshuar.

Bogdana Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së

Qeveria refuzon rritjen e pagës minimale me 450 euro. Me tallje u thotë të presin dhe ata do të kënaqen. Presim që Qeveria të vetëdijësohet dhe të ndërmarrë masa për mbështetje direkte për familjet dhe prindërit që po mundohen të mbulojnë nevojat elementare”.

Sipas saj, është koha që Mickoski të pranojë propozimin për rritjen e pagës minimale, e cila do të sjellë përfitime për të gjithë punëtorët.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING