Kostadinovski: Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë nikoqire e Forumit ballkanik të Gjykatave kushtetuese në vitin 2026

Kostadinovski: Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë nikoqire e Forumit ballkanik të Gjykatave kushtetuese në vitin 2026

Kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski dhe gjyqtarja Tatjana Vasiq-Bozaxhieva sot zhvilluan takim pune me anëtarët e Forumit ballkanik të Gjykatave kushtetuese.

Pjesëmarrësit në takim, siç kumtoi Gjykata kushtetuese, përpunuan Statutin e organizatës, përgatitën plane për strukturën e Forumit, identitetin dhe ndikimin e tij në shtete, mënyrën e financimit dhe vendosjen e kontakteve për koordinimin dhe aktivitete nga secila gjykatë.

Në takim është marrë vendim që konferenca e ardhshme vjetore të mbahet në Republikën e Turqisë, ndërsa Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë nikoqire e Forumit ballkanik të Gjykatave kushtetuese në vitin 2026.

Pjesëmarrës në takim kanë qenë kryetarët dhe gjyqtarët e Gjykatave kushtetuese nga Ballkani të cilët janë anëtarë dhe vëzhgues të organizatës, duke përfshirë përfaqësues nga gjykatat në Bosnje e Hercegovinë, Bullgari, Turqi, Shqipëri, Kosovë.

Me këtë aktivitet delegacioni nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut përfundon pjesëmarrjen në Konferencën e dytë vjetore të Forumit ballkanik të Gjykatave kushtetuese.

Në kuadër të kësaj ngjarje në Prishtinë u shënua edhe jubileu i 15 vjetorit të themelimit të Gjykatës kushtetuese në Kosovë.

MARKETING