Ursula: Ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin, zgjerimi mbetet prioritet i BE-së

Ursula: Ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin, zgjerimi mbetet prioritet i BE-së

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë qëndrimit në Shkup deklaroi se zgjerimi mbetet një ndër prioritet e BE-së, megjithatë përkujtoi autoritetet vendore në përmbushjen e obligimeve, përfshi dhe ndryshimet kushtetuese.
“Me dialog të përbashkët besoj se të gjitha forcat politike në vend do të bashkohen dhe do t’i ndërmarrin hapat e rëndësishëm për përparim. Dhe jam e bindur se do të mund t’i tejkalojmë pengesat të cilat akoma ekzistojnë. I dashur Hiristijan të jeni të sigurt se zgjerimi do të mbetet një prioritet i lartë i BE-së”, tha Ursula von der Leyen, kryetare e Komisionit Evropian.
Ursula tha se ata kanë qëllim të qartë, ndërsa kjo është që të hapet klasteri i vlerave fundamentale sa më shpejtë që është e mundur.
“Po thuajse jemi aty, duhet të kalojnë ndryshimet kushtetuese për të cilat shteti juaj u pajtua se do t’i bëj. Me dialog të përbashkët shpresoj që të gjithë forcat politike do të bëhen bashkë në vend dhe do t’i hapat e nevojshëm për avancim”, tha Leyen.

MARKETING