Filloi akademia solemne “Besëlidhje që ndërlidh” me rastin e festës shtetërore 23 Tetori
Në Muzeun e Luftës Maqedonase për Pavarësi ka filluar akademia solemne “Besëlidhje që ndërlidh” me rastin e festës shtetërore 23 Tetori, Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase.
Para të pranishmëve pritet që të drejtohen kryeministri Hristian Mickoski.
Mes të ftuarve në akademi janë edhe presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova.
Me rastin e festës, paradite një delegacion qeveritar vendosi lule para Përmendores së themeluesve të VMRO, që ndodhet te Parku i Gruas, ndërsa në Kuvendin e Republikës së Maqedodnisë së Veriut, poetit, eseistit dhe përkthyesit Sllave Gjorgjo Dimoski i është dorëzuar çmimi shtetëror “23 Tetori” për arritjet shumëvjeçare në fushën e kulturës dhe artit
Gjatë ditës arijnë edhe urime nga kreu shtetëror, si dhe nga partitë politike.
Në këtë ditë të vitit 1893 në Selanik u themelua Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedono-Odrine (VMORO), me qëllim që të fitonte autonominë e Maqedonisë përmes një lufte revolucionare. Pika kulmore e veprimtarisë së VMORO-s është organizimi i Kryengritjes së Ilindenit në vitin 1903 në Maqedoni.