BOTA NË FOKUS | Pse Izraeli nuk ka Kushtetutë?

BOTA NË FOKUS | Pse Izraeli nuk ka Kushtetutë?

-Izraeli është një shtet që nuk ka Kushtetutë, por ka ambicie të mëdha, ëndrra ekspansioniste, qasje fashiste dhe mbështetje të fuqishme amerikane.

-Sikur ta kishte një Kushtetutë, do të kufizohej në veprim dhe nuk do të mundej që gjithë potencialin shtetëror ta vendoste në shërbim të profecive mitologjike në emër të Zotit e në dëm të gjithë njerëzimit.

-Për ta kuptuar me dy fjalë se pse Izraeli nuk ka një Kushtetutë, le të kthehemi te deklarate e filozofit izraelit Micah Goodman i cili thotë se: “Ligjet kufizojnë civilët; një Kushtetutë kufizon qeveritë.”

-Asnjë ligj nuk i penalizon kolonët hebrenj që po vjedhin tokat palestineze duke terrorizuar banorët vendas.

-Asnjë ligj nuk e penalizon qeverinë e ekstremit të djathtë që po armatosë kolonët hebrenj.

-Asnjë ligj nuk e ndalon ndalimin arbotrat të palestinezëve dhe burgosjen administrative pa epilog.

-Izraeli nuk ka asnjë pengesë përpara vetes përveç ligjit ndërkombëtar i cili duket të jetë goxha i dobët në të ashtuquajturën botë demokratike.

Avdi Bakiju /SHENJA/

MARKETING