(VIDEO) Filipçe: Kjo Qeveri po mendon për partizimin e gjyqësorit
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka deklaruar se reformt e premtuara të kryeministrit Hristijan Mickoskit, është se ai ka thënë do ti fusë “njërëzit e tij” në gjyqësor. Sipas Filipçes, Mickoski thotë se nëse rezultatet e hetimeve në gjyqësor nuk janë sipas pritjeve të tij, ai do të propozojë “njerëzit e tij” për të gjitha pozitat në gjyqësor. Kjo do të thotë siç ka nënvizuar kreu i LSDM-së, Mickoski tashmë po mendon për partizim të gjyqësorit, po mendon se si ta heq atë që e kanë fituar me shumë vështirësi – lirinë dhe demokracinë”.
VENKO FILIPÇE,KRYETAR I LSDM-SË
“Deklaratat e tilla janë shqetësuese dhe në fakt zbulojnë planet e Mickoskit për të kontrolluar sistemin e drejtësisë. Në vetëm 100 ditë, Mickoski tashmë po zbulon planet e tij për kontroll të plotë të gjyqësorit. Kjo nuk është një qeveri reformiste. Kjo është një qeveri që dëshiron ta kthejë Maqedoninë e Veriut në kohën e frikës dhe përndjekje ”.
Duke folur për VMRO-DPMNE-në, Filipçe theksoi se për 100 ditë , në vend që të reformojnë institucionet siç kanë premtuar, kanë krijuar ministri të reja dhe shpenzime shtesë për qytetarët.
Samir Mustafa /SHENJA/