Mot me vranësira dhe me reshje lokale shiu

Mot me vranësira dhe me reshje lokale shiu

Moti në Maqedoni gjatë ditës së sotme do të karakterizohet kryesisht nga vranësirat dhe reshjet lokale të shiut, të cilat në disa zona do të jenë të pranishme me intensitet të lehtë deri në mesatar. Reshje më të shpeshta priten gjatë orëve të pasdites dhe gjatë natës.

MARKETING

Shik.mk

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 11 deri në 16 gradë. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriut.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, veçanërisht gjatë pasdites dhe natës. Edhe në kryeqytet do të fryjë erë e lehtë veriore.

Sipas parashikimeve, kushtet atmosferike pritet të përkeqësohen edhe më tej gjatë ditëve në vijim, me reshje më intensive dhe rënie të temperaturave.

Ndërkaq, stabilizim i motit pritet nga mesi i javës së ardhshme. Reshjet do të ndërpriten gradualisht, ndërsa vendin do ta përfshijë mot më i qëndrueshëm, por me temperatura më të ulëta.

MARKETING