Sul’mi ajror izraelit rrafshon një ndërtesë në Libanin jugor, Hez’boll’ahu kundërpërgjigjet me ra’keta

Sul’mi ajror izraelit rrafshon një ndërtesë në Libanin jugor, Hez’boll’ahu kundërpërgjigjet me ra’keta

Një sulm ajror izraelit sot herët në mëngjes shkatërroi një ndërtesë trekatëshe në hyrjen perëndimore të Kaouthariyet El Saiyad, një qytet në rajonin Nabatieh të Libanit jugor, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve e Libanit, transmeton Anadolu.

Sulmi ajror shkaktoi dëme të konsiderueshme strukturore, duke bllokuar rrugën midis Kaouthariyet El Saiyad dhe qytetit të afërt Ghassaniyeh. Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion mbi viktima ose vlerësuar shkallën e plotë të shkatërrimit.

Në një incident të ngjashëm, Hezbollahu mori përgjegjësinë për një sulm hakmarrës në Izraelin verior. Në një deklaratë, grupi tha se luftëtarët e tij kryen një sulm me raketa në bazën 7200 të Izraelit, që ndodhet pranë qytetit Haifa, rreth orës 6:00 të mëngjesit me kohën lokale të shtunën. Ushtria izraelite nuk ka dhënë ende një përgjigje ndaj njoftimit të Hezbollahut.

Izraeli ka kryer sulme masive ajrore në gjithë Libanin që nga 23 shtatori kundër atyre që ai pretendon se janë objektiva të Hezbollahut, duke vrarë të paktën 1.351 njerëz, duke plagosur mbi 3.800 të tjerë dhe duke zhvendosur më shumë se 1,2 milion njerëz.

Fushata ajrore është përshkallëzim i luftës njëvjeçare ndërkufitare midis Izraelit dhe Hezbollahut që nga fillimi i ofensivës në Rripin e Gazës tetorin e vitit të kaluar, në të cilën Izraeli ka vrarë mbi 42.100 njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare se Lindja e Mesme ishte në prag të një lufte rajonale mes sulmeve brutale të Izraelit ndaj Gazës dhe Libanit, Tel Avivi e zgjeroi konfliktin më 1 tetor duke nisur një inkursion tokësor në Libanin jugor.

MARKETING