Futbollistët e Maqedonisë arrijnë në Jerevan

Futbollistët e Maqedonisë arrijnë në Jerevan

Përfaqësuesja e Maqedonisë arriti në Jerevan të Armenisë, ku do të zhvillojë sfidën e dytë të muajit tetor. Ekspedita e Maqedonisë kaloi plot 4 orë e 15 minuta në linjën Riga – Jerevan, por kjo nuk e zbehu atmosferën pozitive mes futbollistëve dhe stafit teknik, posaçërisht pas fitores 3-0 ndaj Letonisë. Të përzgjedhurit e Blagoja Milevskit do të zhvillojnë vetëm një stërvitje para përballjes zyrtare , më 13 tetor, ndaj Armenisë. Kujtojmë se ditë më parë Armenia u ndal në barazim 2-2 në terrenin e Ishujve Faroe.

MARKETING