(VIDEO) Këshilli Ekonomik-Social i sapoformuar ka mbajtuar seancën e parë
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi ka njoftuar se sot Këshilli Ekonomik-Social i sapoformuar sot ka mbajtuar seancën e parë. Ai tha se në Këshill do të diskutohet për ide dhe kërkesa dhe do të sjellen vendime, qëllimi i të cilave do të jetë përmirësimi i jetës së qytetarëve.
BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË DHE PUNËS
“Për qeverinë dialogu transparent social është me një rëndësi tepër të veçant. Këshilli ekonomik social është organ trepalësh në nivel kombëtar përmes së cilit do të zhvillojmë dialog social në periudhën e ardhshme, do të ndëgjojmë kërkesa edhe të punëdhënësve edhe të sindikatave si dhe do të miratojmë vendime dhe masa të përbashkëta që do të kenë për qëllim kryesor të përmirësojnë jetën dhe standardin e qytetarëve”.
Këshilli Ekonomik Social drejtohet nga ministri i Ekonomisë dhe Punës, ministrja e Financave dhe ministrja e Arsimit.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/