(VIDEO) Maqedonia sonte kërkon fitore kundër Letonisë

(VIDEO) Maqedonia sonte kërkon fitore kundër Letonisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll sonte do të luaj ndeshjen ndaj Letonisë në kuadër të Ligës së Kombeve. Përfaqësuesja e vendit shihet favorite në këtë duel, pasi nga tre takimet e luajtura në të kaluarën, ka regjistruar tre fitore dhe asnjë humbje.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Bllagoja Milevski kryen të gjitha ushtrimet e duhura në seancën zyrtare dhe të fundit para këtij dueli, teksa mungesat e Zajkovit, Serafimovit, Trajkovskit dhe Çurlinovit do të detyrojnë shefin e stafit teknik te Maqedonia të bëjë disa ndryshime në formacion në krahasim me ndeshjet e kaluara.

Enis Bardhi në konferencën e mbrëmshme e konformoi se është gjithçka në rregull me të dhe do të jetë i gatshëm për lojë, pasi kapiteni ditëve të fundit kishte një viroz.

Maqedonia në këtë duel kërkon vetëm fitore dhe konfirmim të vendit të parë në grup dhe çdo rezultat tjetër do të ishte një hap fals gjatë këtij rrugëtimi të këtij kompeticioni. Aktualisht, ekipi përfaqësues i vendit kryeson grupin me 4 pikë, duke lënë pas vetes Armeninë, Letoninë dhe Ishujt Faroe.

Ndeshja ndërmjet Letonisë dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet sonte në stadiumin “Skonto” në Riga duke nisur nga ora 18:00.  Nga Riga e Letonisë për televizionin Shenja, Aziz Sahiti.

MARKETING