(VIDEO) Rektori i UNB-së: Jemi krenarë që jemi bërë shtëpia e studentëve nga mbarë bota
Universiteti Ndërkombetar Ballkanik ka organizuar sot ceremoni për hapjen e fillimit të vitit shkollor 2024/2025. Rektori i këtij universiteti, Prof.Dr. Lutfi Suna, gjatë fjalimit të tij tha seUniversiteti Ballkanik është më shumë se një vend për arsim. Ai theksoi se janë një komunitet gjithëpërfshirës që posedon integritet, përgjegjësi sociale dhe paqe, elemente këto që, siç tha rektori, definojnë se kush jemi dhe për çfarë përpiqemi.
Prof. Dr. Lutfi Sunar, rektor i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik
“Në ditën e sotme, arsimi duhet të jetë gjithëpërfshirës. Jemi krenarë që jemi bërë shtëpi e shumë studentave anembanë botës, nga kultura, etnive dhe prejardhjeve të ndryshme por të bashkuara në një fjalë: për të mësuar dhe kontribuar për një të ardhme më të mirë. Unë inkurajoj secilin prej jush të vlersojë dhe urojë dallimet tona që krijon mjedis ku çdo zë peshon, të gjithë ndjehen të lirë dhe të vlersuar.”
Rektori gjithashtu informoi se do të hapet edhe një librari në Universitet me mbështetje nga Halk Bank. Në këtë program ishin prezent edhe ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ullusoj, zëvëdnësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, dhe shumë të tjerë ku bashkë me rektorin e universitetit vizituan edhe Klinikën Dentare Ballkanike e cila u hap këtë vitë.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/