Maqedonia e Veriut nesër luan me Letoninë

Maqedonia e Veriut nesër luan me Letoninë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll nesër do ta luaj ndeshjen e parë të muajit tetor në kuadër të Ligës së Kombeve, teksa për kundërshtarë do ta ketë Letoninë. Ekspedita e ekipit përfaqësues të vendit është vendosur në Riga që nga dita e djeshme dhe pasditen e sotme do të ketë stërvitjen zyrtare.

Të përzgjedhurit e Bllagoja Milevskit shihen favorit për këtë ndeshje, pasi nga tri takimet e luajtura në të kaluarën me Letoninë, regjistrojnë tri fitore dhe asnjë humbje. Mungesa në këtë përballje do të jenë sulmuesi Aleksandar Trajkovski si dhe Darko Çurlinov, të cilët për shkak lëndimeve nuk arritën ti bashkangjiten ekipit përfaqësues për duelit e këtij muaji.

Ndeshja ndërmjet Letonisë dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet nesër në stadiumin “Skonto” në Riga duke nisur nga ora 18:00.

Kujtojmë se ekipi i vendit tonë kryeson grupin e katërt të Ligës së Kombeve me 4 pikë në konto, duke lënë pas vetes Armeninë dhe Letoninë që kanë nga tre pikë dhe Ishujt Faroe në pozitën e fundit me vetëm një pikë. /SHENJA/

MARKETING