(VIDEO) Sekuestrohen në kufi ilaçe dhe lëndë narkotike

(VIDEO) Sekuestrohen në kufi ilaçe dhe lëndë narkotike

Në vendkalimin kufitar Bllacë, doganierët kanë parandaluar tentativë për tregti të paligjshme të narkotikëve. Janë sekuestruar 36.4 kilogramë marihuanë, vlera e të cilës në tregun ilegal të shumicës llogaritet afër 100 mijë euro, ndërsa në pakicë deri në tre herë më shumë, njoftojnë nga dogana. Nga atje thonë se  lënda narkotike, e paketuar në 36 pako nga një kilogram, është gjetur gjatë kontrollit të një automjeti të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut, ku ishte fshehur në 4 valixhe të mëdha.

DOGANA E RMV-SË

“Inspektorët nga Departamenti i Kontrollit dhe Hetimeve kanë ndërmarrë veprime të mëtutjeshme, gjatë të cilave me urdhër të prokurorit publik është kryer ekspertiza dhe kundër personit është parashtruar kallëzim penal për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të shpërndarjes së paautorizuar të drogave”.

Shërbimet doganore në pikën kufitare Jazhincë kanë parandaluar tentativë për kontrabandë të 7847 lentave të ilaçeve të ndryshme, në vlerë prej 8,7 milionë denarëve. Doganat në kufirin e Bogorodicës kanë sekuestruar  cigare dhe gjëra të tjera.

 Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING