VLEN: Falë BDI-së, shqiptarët janë të përjashtuar nga pushteti lokal në Shkup

VLEN: Falë BDI-së, shqiptarët janë të përjashtuar nga pushteti lokal në Shkup

Koalicioni VLEN kanë deklaruar se Blerim Bexheti dhe kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska
po bëjnë çmos për të deshqiptarizuar administratën e Qytetit të Shkupit.
“Falë tyre, shqiptarët, të cilët përbëjnë më shumë se 22% të popullsisë së qytetit, janë krejtësisht të përjashtuar nga pushteti lokal. Gjithashtu, nga 92 pozita drejtuese në administratë, vetëm 8 janë të plotësuara nga shqiptarë.
Gjendja është edhe më alarmante në ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit. Përveç Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale,” ku shqiptarët kanë një përfaqësim minimal, në gjashtë ndërmarrje kryesore, si NP “Parqet dhe Gjelbërimi”, NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, NP “Ndërmarrja e Komunikacionit”, NP “Parkingu i Qytetit”, NP “Rrugicat dhe Rrugët”, NP “Drislla”, shqiptarët zënë vetëm 5.5% të pozicioneve udhëheqëse.
Për 22 vite, BDI-ja ka shkatërruar çdo mundësi për përparimin e shqiptarëve në Shkup dhe më gjerë. Ky pushtet kriminal, që ka shpërfillur popullin tonë për dekada të tëra, e ka shndërruar qytetin tonë dhe vendbanimet tona në versionin e tyre të “Las Vegasit”, ku vetëm ata përfitojnë, ndërsa shqiptarët mbeten jashtë dyerve të pushtetit.
Koalicioni VLEN është i përkushtuar të luftojë këto padrejtësi. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të siguruar që shqiptarët të kenë përfaqësimin që u takon sipas ligjit dhe meritës. Nuk do të lejojmë që ky diskriminim të vazhdojë dhe ju sigurojmë se çdo padrejtësi do të zbulohet dhe do të kundërshtohet me vendosmëri.
Shqiptarët e Shkupit meritojnë përfaqësimin dhe mundësitë që u janë mohuar!”, deklaroi Afan Elezi nga VLEN.

MARKETING