BDI: 380.000 Euro për shërbime bravandreqëse-salduese nga Qeveria jolegjitime në ESM
Deputetja e BDI-së, Arta Bilall Zendeli, në konferencë për media ka akuzuar kryetarin e Degës dhe udhëheqësit të TEC Oslomej se ka realizuar tender për shërbime bravandreqëse-salduese edhe pse TEC Oslomej ka mbi 1000 të punësuar.
“Që skandali të jetë edhe më i madh, vlera e tenderëve me 2 firma të vetme kap vlerën prej mbi 23 500 000 denarë ose mbi 380 000 euro.
Paramendini, rreth 30 euro për 1 orë punë paguhet për shërbime bravandreqëse ose thënë ndryshe për ndërrim të bravave me këtë marrëveshje skandaloze. Kjo nënkupton se Elektranat e MV- EMV do të duhet ti paguajë një firme të jashtme plot 1780 denarë për 1 orë.
Kjo marrëveshje, përveç se korruptive nuk ka si të jetë ndryshe, ndaj i ftojmë organet kompetente të nisin procedurë për aktorët e marrëveshjes së këtillë kriminele që realizohet nga udhëheqës të paaftë e të korruptuar”, deklaroi deputetja Zendeli, përcjell SHENJA.