Futbollistët e Maqedonisë grumbullohen në Shkup për duelet e tetorit

Futbollistët e Maqedonisë grumbullohen në Shkup për duelet e tetorit

Reprezentuesit e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll janë grumbulluar mesditën e kësaj të hëne në Shkup për dy duelet e muajit tetor ndaj Letonisë dhe Armenisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ftesës së seleksionuesit, Bllagoja Milevski ju përgjigjën të gjithë futbollistët, përveç Aleksandar Trajkovskit që nuk do të mund ti bashkohet grupit për shkak një lëndimi, teksa për shkaqe shëndetësore në dilemë mbetet edhe Darko Çurlinov.

Përfaqësuesja e Maqedonisë pasditën e sotme do të ketë seancën e parë stërvitore në Shkup, teksa nesër niset drejt Rigas për duelin e parë që do ta luaj ndaj Letonisë me 10 tetor. /SHENJA/

 

MARKETING