(VIDEO) Mexhiti: Në vend të shtetit, Fronti Evropian po e destabilizon vendin

(VIDEO) Mexhiti: Në vend të shtetit, Fronti Evropian po e destabilizon vendin

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti në prezentimin e 100 ditëve të qeverisë, i pyetur lidhur me akuzat dhe kërkesat e opozitës për eurointegrimet dhe lëshimin e qeverisë, tha se qeveria  punon intensivisht në programin dhe prioritet saj dhe një ndër to tha ai, janë integrimet. Ai duke iu referuar BDI-së tha se për një dekadë qeverisje me Gruevskin i kanë harruar edhe integrimet edhe NATO-n. I pyetur për largimin e Menduh Thaçit nga koalicioni “Fronti Europian”, Mexhiti tha se ky është vetëm fillimi i fundit të tyre.

IZET MEXHITI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR  

 “Nuk janë mësuar të jenë në opozitë duan me çdo çmim të jenë në pushtet, as ideologjikisht as e kaluara nuk I ka lidhur ato, kujtojmë se në të kaluarën nga akterët e njejtë ka pasur gjuajtje dhe viktima. Ato të gjithë bashkë si “”Front Europian” jo për shkak të vlerave europiane apo pë ndonjë ideologji por qëllimi I tyre ishte me çdo çmim të jenë në pushtet, momentin që ata nuk kanë pushtet nuk ka çka I lidh. Momentin që nuk kanë qeveri, nuk janë destabilizuar as qeveria, as shteti por është destabilizuar Fronti Europian. Ky është vetëm fillimi i fundit të tyre”.

I pyetur lidhur me propozimin e BDI-së për vetingun e politikanëve Mexhiti tha se opozita nga presioni i opinionit tregohen se nuk i frikësohen luftës ndaj korrupsionit. Ai thotë se ata pas 20 viteve me mos-ballafaqim me proceset ligjore, tani nga opozita i janë bashkangjitur kauzës së korrupsionit.

IZET MEXHITI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR

“Mendoj se këtë e kan presion të opinionit situates për të treguar se nuk i tremben luftën ndaj korrupsionit, po ta kishin pasur me qëllim të sinqertë do të kishte rezultate në të kaluarën, dmth fjalët si Demushi, punët si kërkushi. 20 vite nuk janë ballafaquar me asnjë proces ligjor dhe tash kur janë në opozitë I bashkangjiten luftës së korrupsionit të qeverisë aktuale”.

Për Lojërat e Fatit, Mexhiti tha se përderisa qeveritë e kaluara e kanë zhvilluar biznesin e kazinove, kjo qeveri në 100 ditët e para i ka shpallur luftë këtij biznesi. “ Deri në këto 100 ditët e para është marë mendim autentik në komisionin kompetent në parlamentin e RMV-së, është sjell vendim në qeverinë e RMV-së për ti shfuqizuar licencat në mënyrë jo-ligjore”, tha ai.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING