(VIDEO) LSDM: MPB, ministria më skandaloze e qeverisë Mickoski
Kjo qeveri është qeveria që ka prodhuar më së shumti skandale në 100 ditët e para qeverisjeje në historinë e RMV-së. 100 ditë qeverisje e Mickoskit dhe 300 skandale, shumica prej tyre kanë të bëjnë me punën e MPB-së dhe ministrit Toshkovski, deklaroi zëdhënsja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska. Ajo tha se Mickoski dhe VMRO-DPMNE premtuan rend dhe rregull, por situata aktuale është krejtësisht e kundërta skandale, pandëshkueshmëri dhe partizim brutal i MPB-së.
Ajo tha se edhe truprojën e Mickoskit, i cili rrahu një polic para një restoranti në Shkup, Toshkovski e liroi plotësisht nga përgjegjësia. “10% e territorit të vendit është djegur vetëm për shkak të paaftësisë së MPB-së dhe institucioneve kompetente. Nuk ka asnjë përgjegjësi. Nuk u zbardh as skandali me Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë, i cili rastësisht mori dhuratë 325 mijë euro në një ndërtesë me ministrin Toshkovski”, tha Kuzeska.
BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË
“Në aeroportin e Shkupit ka ndodhur një skandal i sigurisë, ku i armatosuri i Gashit ka kërcënuar me armë dhe ka sulmuar një polic. Ministria e Brendshme fillimisht u përpoq të mbulonte rastin dhe të mbronte partnerin e koalicionit, por nën presionin e publikut nuk u bë e mundur”
Kuzeska përmendi edhe atë që e ka quajtur skandal me lirimin e organizuar të Blerim Ramadanit, i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar. “Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë skandal. Nuk ka përgjegjësi as nga Toshkovski”, tha ajo.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/