Lenjani i jep fund karrierës kuqezi: “Realizim i ëndrrës së fëmijërisë”

Lenjani i jep fund karrierës kuqezi: “Realizim i ëndrrës së fëmijërisë”

Ermir Lenjani i ka dhënë fund karrierës së shkëlqyer me kombëtaren e Shqipërisë pas 10 viteve duke veshur fanellën kuqezi. Mbrojtësi shqiptar që tani aktivizohet me fanellën e skuadrës zvicerane Shafhauzen ishte pjesë e kombëtares kuqezi nga viti 2013 deri më 2023.

Në 44 ndeshje të luajtura për “kuqezinjtë”, Lenjani ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në një tjetër. Anësori ka shkruar një shkrim të gjatë, ku e ka cilësuar si nder dhe krenari që ka veshur fanellën e Shqipërisë për 10 vite. Edhe Federata Shqiptare e Futbollit ka falënderuar për kontributin e dhënë mbrojtësin e majtë.

Postimi i plotë nga Ermir Lenjani:

Të dashur miq,

Dua t’ju njoftoj se kam vendosur të tërhiqem nga Kombëtarja shqiptare. Një vendim aspak i lehtë, por besoj që është momenti i duhur. Për mua ka qenë gjithmonë nder dhe përgjegjësi e madhe të vesh fanellën e kombit tim.

Jam shumë krenar që emri im është pjesë e historisë së futbollit shqiptar dhe që ëndrra ime e fëmijërisë u realizua në vitin 2016, ku bëmë krenarë kombin kuqezi me përfaqësimin historik për herë të parë në një Kampionat Europian.

Kam plot momente të bukura me fanellën kuqezi, që nga debutimi në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, te goli i parë në “Elbasan Arena” ndaj Danimarkës, fitorja historike në “Francë 2016” ndaj Rumanisë dhe grumbullimi im i fundit në muajin mars 2023 me Kombëtaren, ku nisi edhe rruga drejt kualifikimit në “Euro 2024”.

MARKETING