Mickoski: Më vjen keq që sërish jemi viktimë e çështjeve biltareale dhe jo e përmbushjes së kritereve të Kopenhagës

Mickoski: Më vjen keq që sërish jemi viktimë e çështjeve biltareale dhe jo e përmbushjes së kritereve të Kopenhagës

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar sot se vendi nuk duhet të humb shpresat rrugës drejt BE-së, edhe pas vendimit për ndarje të Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Ai tha se i vjen keq kjo që po ndodhë, dhe se duhet që sërish vendi të jetë viktimë e bilateralizimit dhe jo e përmbushjes së kritereve të Kopenhagës.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë për problemet në shtëpi. Është mirë që ne kemi miq në BE, dhe ata miq duan të përhapin zërin tonë në BE, një nga ata miq është Viktor Orban, dhe ajo që po ndodh këtu në dy ditët e fundit tregon një simbol të madh miqësie. I uroj gjithë të mirat qeverisë shqiptare, që të përfundojë shpejt negociatat dhe të bëhet anëtare e BE-së. Shpresoj që edhe ne të jemi pjesë e asaj familjeje dhe në atë tryezë. Më vjen keq që për shkak të këtij vendimi, vetëm dy parti u kënaqën me të, dhe këta janë, pa përjashtim, politikanët e fqinjit tonë lindor dhe opozita në vend”, tha Hristijan Mickoski.

MARKETING