(VIDEO) Ligji i “Branitellëve” përçan koalicionin, Mickoski i thotë udha e mbarë Snopçes
Ligji për “branitella” ka sjellur në përplasje të qendrimeve të partnerëve brenda koalicionit qeveitar. Kryeministri Hristijan Mickoski, komentoi sot deklaratën e deputetit të koalicionit VLEN, Halil Snopçe, se ata mund të dalin nga Qeveria, nëse miratohen ky ligj, duke thënë se, “I dëshiron fat”, ndërsa të njëjtën përgjigje e kishte edhe për pyetjen, lidhur me paralajmërimet e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti se ata të revolutar për balancuesin do të dalin në protesta.
Hristijan Mickoski, kryeministër i RMV-së
“Edhe atij i dëshirojë shëndet dhe fat. Nuk e di kur do të vjen në rend dite në Kuvend, Ligji për ‘branitellat’ , unë megjithatë jam kryetar i Qeverisë dhe nuk varet prej neve, por kur do të vjen do ta ketë përkrahjen tonë”.
Deputeti Halil Snopçe, që vjen nga radhët e koalicionit VLEN, deklaroi dje në emisionin Click plus se, nëse shfuqizohet Ligji për përdorimin e gjuhëve – gjuhës shqipe dhe miratohet Ligji për “branitellat”, VLEN do të dalë nga Qeveria.
Halil Snopçe, Deputet i VLEN-it
“Në qoftë se, hyn në një aventurë të tillë Gjykata Kushtetuese me dirigjim të dikujt tjetër, të qarqeve të tjera të themi, mos të flasim edhe të qarqeve të tjera e kështu me radhë, të cilët dëshirojnë të destabilizojnë shtetin tonë, për shkak se, Maqedonia është e ndjeshme ndaj ndikimeve të tilla, për shkak të impaktit rus e kështu me radhë, nëse hynë në aventura të këtilla dhe në mënyrë ekspres nuk e zgjidhim problemin, atëherë VLEN nuk ka vend në Qeveri. Çfarë vendi në Qeveri? Qoftë me Ligjin për gjuhën shqipe qoftë me Ligjin për “branitellat”.
Partnerët e koalicionit qeveitar kanë mospërputhje të pozicioneve edhe në lidhje me ligjin për balancuesin si dhe për nismën për vlerësimin e kushtetueshmërisë së ligjit për gjuhën shqipe.
Teuta Buçi /SHENJA/