(VIDEO) Deputetja e LSDM-së: VMRO le ta obligojë Gashin ta zbatojë rregulloren për “Branitellat”

(VIDEO) Deputetja e LSDM-së: VMRO le ta obligojë Gashin ta zbatojë rregulloren për “Branitellat”

Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, që është njëkohësisht edhe propozuese e ligjit për “branitellat”, i është përgjigjur sot propozimit të VMRO – DPMNE, e cila dje i bëri thirrje që të nënshkruhen në letrën ku kërkohen që kryetarja e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, Ilire Dauti të thirr seancën për këtë ligj. Ajo tha se kjo është kthim prapa dhe kërkoi që partia maqedonase në pushtet, të kërkojë nga kryeparlamentari Afrim Gashi që të thirr këtë seancë.

Sllavjanka Petrovska, deputete e LSDM-së

DPMNE në vend që të shantazhojë me letra që e kthejnë procedurën pas, le ta obligojnë kryetarin e Kuvendit të zbatojë Rregullore, sikurse e bëri atë për huamarrje nga Hungaria dhe në përputhje me nenin 126 paragragin 3 le ta caktojë seancën e komisionit të punës dhe politikës sociale, që të vazhdojë procedura për miratimin e ndryshimeve të ligjit për “branitellat”.

Ajo po ashtu paralajmëroi thirrjen e një seancë për të diskutuar nëse Gashi e respekton Rregullon ose jo.

Sllavjanka Petrovska, Deputete e LSDM-së

Ajo që ne do ta bëjmë, po ashtu në përputhje me Rregulloren dhe që është e drejta jonë, do të kërkojmë që thirret Komisioni për çështje të mandatit dhe të imunitetit, e cila duhet të diskutojë se, kryetari Gashi a e zbaton si duhet ose jo Rregulloren. Këtu nuk bëhet fjalë për diçka tjetër, por për zbatim të rregullores”

VMRO DPMNE kërkon nga deputetja Ilire Dauti që të zhbllokojë pocedurën për miratimin e këtij ligji dhe të thirr seancë, në të kundërtën nga kjo parti paralajmëruan interpelancë ndaj Dautit.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING