Asnjëri nga të dyshuarit për vrasjen e Vanjas dhe Pançes nuk ndjehen fajtor për veprën e kryer

Asnjëri nga të dyshuarit për vrasjen e Vanjas dhe Pançes nuk ndjehen fajtor për veprën e kryer

Asnjëri nga të akuzarit për vrasjen e Vanjas dhe Pançes, nuk ndihet fjator për vrasjen siç e ka klasifiluar prokuroria mizore të Vanjas dhe Pançes, raporton SHENJA.
Babai i Vanjas i cili gjithashtu është i akuzuar në këtë rast poashtu u deklarua si i pafajshëm edhe përkundër provave të prolurorisë se ai Pallços i ka dhënë instruksione se kur Vanja do të dalë nga banesa ku ka jetuar, se pikërisht atë ditë do të jetë e vetme, e pa shoqëruar nga motra e saj.
“Nuk ndjehem fajtor dhe do të jem në dispozicionin tuaj në vend se të hesht”, deklaroi Gjorçevski në gjykatë, i cili siç tashmë është e njohur, ka qenë i divorcuar nga nëna e Vasnjas.
Pala e dëmtuar deklaroi se do të kërkoj dëmshpërblim dhe se i bashkangjitet përndjekjes penale. Kurse prokurorja e lëndës e tregoi ne hollësi kronologjinë e ngjarjes që nga plani disa kohë më parë për vrasjest, e deri te rrëmbimi i Vanjas, dërgomi tek vendi i quajtur “Dupki”, e kanë hequr nga vetura e kanë goditur me pistoletë në kokë dhe më pas e kanë hedhur në gropë dhe e kanë djegur me benzinë. Poashtu dha për vrasjen e Pançes dhe grabitjen e veturës së tij, të cilën do ta përdornin për vrasjen e Vanjas. SIpas prokurores, të akuzuarit nuk janë penduar për atë që e kanë bërë dhe kanë qenë të sigurtë se askush nuk do t’i zbuloj. Por, pasi Pallçko ka nuhatur se mund të zbulohet është arratisur, duke shkuar fillimisht në Serbi dhe më pas në Turqi, nga ku është ekstraduar në vendin tonë.

MARKETING