Zbulohen fjalët që Acerbi ia tha Haalandit, nuk është ajo çfarë u tha fillimisht

Zbulohen fjalët që Acerbi ia tha Haalandit, nuk është ajo çfarë u tha fillimisht

Francesco Acerbi u pa duke bërë shaka me Erling Haaland pas vërshëllimës së fundit në barazimin 0-0 të Interit me Manchester Cityn, por një statistikë e acaroi sulmuesin norvegjez.

MARKETING

Description of image

Reprezentuesi norvegjez kishte shënuar nëntë gola në katër ndeshje në Ligën Premier këtë sezon dhe shpresonte që të mërkurën në mbrëmje të gjente golin e tij të 100-të me fanellën e Manchester Cityt.
Megjithatë, atij iu lejuan vetëm 14 prekje në të gjithë ndeshjen, duke u neutralizuar nga mbrojtësit Alessandro Bastoni dhe Acerbi.

Në vërshëllimën e fundit, 36-vjeçari u pa duke bërë shaka me Haalandin dhe lexuesit e buzëve vunë re se ai tha: “Dy ndeshje, zero gola”.


Kjo i referohej herës tjetër që ata ishin përballur në finalen e Ligës së Kampionëve më 2023 në Stamboll, e cila u vendos nga një gol i Rodrit.

Përgjigja e Haaland u tha me të qeshur, por gjithsesi duhej të censurohej për audiencën familjare, pasi norvegjezi përdori fjalë ofenduese.

MARKETING