Ambasadori i Shqipërisë, Denion Meidani takohet me Venko Filipçe
Sot, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, zhvilloi një takim të frytshëm me Kryetarin e LSDM, Venko Filipçe, ku u diskutua situata aktuale politike dhe mundësitë për të forcuar më tej bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në të gjitha fushat.
Ambasadori Meidani u informua mbi reformat brenda LSDM-së dhe planet për të ardhmen, ku Filipçe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe në kuadrin e PES.
Të dyja palët nënvizuan nevojën për të ecur përpara në rrugën evropiane, si një objektiv kyç për të ardhmen e qytetarëve të të dy vendeve.