(VIDEO) Kallëzim penal për tre policë të Manastirit, lëshuan një të burgosur me arsyetimin se nuk ka pas vend në burg

(VIDEO) Kallëzim penal për tre policë të Manastirit, lëshuan një të burgosur me arsyetimin se nuk ka pas vend në burg

MPB ka bërë kallëzim penal ndaj tre zyrtarëve policor të burgut të Manastirit, për shkak se e kishin lëshuar në liri një të burgosur nën arsyetimin se nuk ka vend në burg. Sipas njoftimit të policisë, dy zyrtarët policorë nuk kanë përgatitur asnjë dokumentacion për të dënuarin që nuk ka pasur vend ta vendosin në burg.

Ministria e Punëve të Brendshme

Pasi që paraprakisht i denuari A.A. nga Kërçova ishte privuar nga liria, i akuzuari i parë dhe i dytë e kanë dërguar në burgun e Manastirit, kur nga ana e një të punësuari në burg, i denuari nuk është pranuar për shkak të mungesës së vendeve të lira në burg, i akuzuari i parë dhe i dytë, pa e përgatitur çfarëdo lloj dokumentacioni, e kanë lëshuar personin e denuar, pa miratim të burgut, i cili e ka dhënë urdhërin me shkrim”.

Kurse, lirimin e të denuarit, dy policët e kishin bërë me miratimin e një polici të tretë, që është paraqitur si person përgjegjës .

Ministria e Punëve të Brendshme

Këtë veprim ata e kishin bërë me miratim paraprak të një personi të tretë në cilësinë e përgjegjësit, i cili nuk ka dhënë urdhër që personi i denuar të mbahet për procedurë të mëtejshme, në kundërshtim me nenin 15 të Rregullores për kryerjen e punëve policore në MPB”.

Njësia e kontrollit të brendshëm, hetimeve kriminalistike dhe standardeve profesionale do të paraqes propozim për procesurë disciplinore kundër zyrtarëve policorë T.L., I.D., dhe R.T., por edhe do të caktoj masa të detyrueshme për largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disciplinore.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING