Me VLEN-in gjuha shqipe do të avancohet, garanton Bilall Kasami

Me VLEN-in gjuha shqipe do të avancohet, garanton Bilall Kasami

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami është pyetur edhe për Ligjin për gjuhën shqipe.
Ai tha se keqqeverisja e BDI-së në të kaluarën ka orfuar zgjedhje gjysmake, duke shtuar se më shumë ka bërë politikë sesa që ka bërë vendime në të mirë të shqiptarëve.
Kasami mes tjerash garantoi se me VLEN-in në pushtet do të avancohet gjuha shqipe.
“Këto janë disa nga pasojat e keqqeverisjes së BDI-së në të kaluarën, ku ka ofruar zgjidhje gjysmake dhe sigurisht ka bërë më shumë politik sesa që ka bërë vendime në të mirë të shqiptarëve. Ne garantojmë se edhe situata me përdorimin e gjuhës shqipe dhe me avancimin e të drejtave të shqiptarëve në qeverisjen e koalicionit VLEN do të avancojë dhe nuk do të përkeqësime. Sigurisht, edhe në Gjykatën Kushtetuese ende ka mbetje nga pushteti i kaluar, të cilët do të mundohen që duke i shërbyer BDI-së, te krijojnë situata të tensionuara”, tha kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

MARKETING