Mblidhen drejtuesit e koalicionit VLEN, një ditë para interpelancës për kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi

Mblidhen drejtuesit e koalicionit VLEN, një ditë para interpelancës për kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi

Drejtuesit e koalicionit qeverisës VLEN janë mbledhur tek kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, për të cilin nesër, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të ketë interpelancë.
“Kafenë e mëngjesit të sotëm e pimë bashkë me drejtuesit e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, Arben Taravari, Bilall Kasami, Zeqirija Ibrahimi dhe Bekim Qoku. Me këtë rast biseduam për aktualitetin politik, e riktheksuam përkushtimin tonë për përmbushjen e detyrimeve ndaj qytetarëve dhe nevojën për vazhdimësinë e këtij koalicioni shpresëdhënës e frytdhënës për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe për vendin në përgjithësi.
Unë i falënderova për vizitën dhe mbështetjen!”, ka shkruar Gashi.

MARKETING