Do të ndryshohen emrat e rrugëve në Tetovë, Kasami: Do të jetë proces gjithëpërfshirës dhe transparent

Do të ndryshohen emrat e rrugëve në Tetovë, Kasami: Do të jetë proces gjithëpërfshirës dhe transparent

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në seancën e Këshillit ka folur për çështjen e emërtimit të rrugëve të qytetit. Ai tha se ka formuar grup pune, i cili për tre muaj ka bërë identifikimin e rrugëve që nuk kanë emra adekuat.

Ai tha se procesi i emërtimi të rrugëve do të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent.
“E kemi mirëkuptimin e të gjithë faktorëve politikë dhe shoqërorë për këtë çështje. Shumë rrugë dhe lagje në Komunën e Tetovës kanë qenë me emërtime joadekuate. Prandaj kam ngritur një grup pune që ka punuar në identifikimin e rrugëve dhe si rezultat i asaj janë identifikuar gati 300 rrugë që janë emërtuar jo sipas ligjit. Do të kemi proces gjithëpërfshirës për emërtimin e rrugëve të qytetit”.

MARKETING