(VIDEO) Mexhiti: Para një viti ndryshimi politik dukej utopi, sot po ndodh

(VIDEO) Mexhiti: Para një viti ndryshimi politik dukej utopi, sot po ndodh

Kryetari i Lëvizjes Demokratike njëkohësisht edhe zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka mbajtur fjalim  gjatë ditës së shtunë në njëvjetorin e themelimit të partisë Lëvizja Demokratike. Mexhiti gjatë manifestimit të organizuar foli për sfidat që ka kaluar në këtë periudhë si dhe për ndryshimin politik të bërë.

Izet Mexhiti, kryetari i Lëvizjes Demokratike

“Para një viti ndryshimi politik dukej utopi, infrastruktura partiake vendosën nëpër institucione, prokurori, gjyqësor të vënë nën urdhrat partiake, mbretëria mediatike e përbërë nga portale fiktive me seli nëpër ministritë e propagandës, pak kujt i jepnin shpresë se ndryshimi është i mundur. Por sot një vit më vonë demokracia është rivendosur, ndërsa regjimi po hedh shkelmat e fundit para rrënimit të plotë të tij”

Mexhiti shtoi duke thënë se një vit më vonë, falë bashkimit të opozitës dhe rezistimit të përpjekjeve për përçarje u bë rotacioni politik ku bashkë me këtë u rikthye shpresa dhe besimi se edhe në vendet e vogla si Maqedonia e Veriut, demokracia mund të ketë kuptim.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING